GRANDEMALL

Nënshkruajnë kontratat përfituesit e granteve të bizneseve të vogla dhe start-up

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, kanë mirëpritur përfituesit e granteve për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe start-up biznesve në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe shërbyese.

Në këta takim Rahimaj së bashku me Drejtoreshën Leka dhe përfituesit e këtyre granteve kanë nënshkruar kontratat e tyre.

Rahimaj ka thënë se kjo ndihmesë sado e vogël ndihmon bizneset që operojnë dhe ato start-up që do të fillojnë të operojnë në Kamenicë.

ARKATANA

“Jam i lumtur që është rritur numri i përfituesve për këtë mbështetje. Falënderoj punën që ka bërë komisioni dhe drejtoria. Shfrytëzojeni drejtorinë për të marrë këshilla dhe ndihmë profesionale për çështjet tuaja, dhe ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë pasi që e dimë se bizneset çdoherë kanë problem si në zgjerim e poashtu edhe probleme të tjera”, ka thënë Rahimaj.

Edhe, Drejtoresha Burbuqe Leka ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për bashkëpunimin duke iu uruar suksese në punën dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre.

Përfitues të këtyre granteve janë 74 vetë ku nga ta 34 përfitues janë biznese ekzistuese ndërsa 40 përfitues janë biznese start-up, në shumë prej 153,260.56 mijë Euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.