UBT

Nënshkrimi i MSA’së me Kosovën një nga ngjarjet e vitit 2016 sipas Mogherinit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, me anë të një postimi në blogun e saj, ka listuar 12 ngjarjet e ndodhura përgjatë vitit 2016, të cilat, sipas saj, duhet të vazhdojnë edhe gjatë vitit që sapo ka ardhur. Mes tyre, ajo ka përmendur edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Ajo pa ashtu ka përmendur edhe miratimin e reformës për drejtësi nga Shqipëria, kërkesën për anëtarësim në BE nga Bosnja e Hercegovina.

“Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të vitit 2016 për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnje-Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari Këshill i Stabilizim-Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara Parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE. Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t’ju përgjigjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni”, shkruan Mogherini në blogun e saj.

Uji Dea

Lidhur me Kosovën, veç postimit të Mogherinit, ka qenë dhe vetë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për mediet kosovare, ka konfirmuar se mund të ketë dhe një tjetër mundësi për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, por kushti kryesor është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Ndër ngjarjet e tjera, Mogherini veçon Strategjinë Globale për politikën e jashtme të BE-së, marrëveshjen për refugjatët dhe partneritet i vërtetë me Afrikën. Përgjigjja ndaj terrorizimit dhe puna për të ardhmen e Sirisë, por edhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin, Kubën, Kolumbinë, Afganistanin dhe vendet e Europës Lindore./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.