Fundamenti

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian tregon arsyet pse Brukseli po e “përkëdhel” kaq shumë Aleksandar Vuçiq.

“BE-ja nuk dëshiron të humbasë Serbinë ndaj Rusisë apo Kinës. Por cili është çmimi i frenimit?”, shtron pyetjen Katarina Bareley në një intervistë për median gjermane Frankfurter Rundschau.

Zyrtarja e lartë e Parlamentit Evropian thekson se “Putini dhe Kina po i afrohen Ballkanit”, teksa paralajmëron se “kompromiset mes BE-së dhe autokratëve, do të kthehen në fund në një boomerang”.

Bareley thotë se zgjerimi është një mundësi për të promovuar paqen dhe lirinë në Evropë dhe nuk ngurron të kritikojë Brukselin për favorizimin e Serbisë karshi Kosovës, duke sjellë dhe një shembull konkret.

“Në mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shtatorin e kaluar, Komisioni Evropian në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës. Duke bërë këtë, ky institucion dërgon sinjale kontradiktore”.

Uji Dea

Nënkryetarja e PE thotë se Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë.

Media gjermane ka marrë dhe mendimin e doktorit të shkencave politike, austriakut Vedran Džihić, i cili gjithashtu kritikon ashpër Komisionin Evropian që po mbyll sytë përballë sjelljes autoritare të Vuçiqit.
Analisti thotë me shqetësim se Brukseli po afron në bllok një Viktor Orban të dytë, që nuk ndëshkohet edhe pse vjedh zgjedhjet.

Eksperti bën thirrje për më tepër vendime të ashpra nga BE-ja në drejtim të Serbisë, teksa Vuçiqin e konsideron një politikan të afërt me Rusinë në shumë aspekte, përfshirë në qeverisje.

Formula e politologut austriak është që Brukseli të përkrahë më shumë Kosovën dhe vendet e tjera që bëjnë përpjekje reale për anëtarësim./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.