Fundamenti

Nënkryetarja e LDK-së: Ne nuk i ndihmuam VV-së, i ndihmuam institucioneve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka folur rreth prezencës së LDK-së në seancën parlamentare ku po votohej për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se LDK nuk i ndihmoi Vetëvendosjes por i ndihmoi institucioneve, pasi që nëse LDK nuk do merrte pjesë në seancë vendi do shkonte në zgjedhje.

“Ne nuk i ndihmuam Vetëvendosjes, i ndihmuam institucioneve. Nese LDK nuk merrte pjesë në seancë, vendi do shkonte në zgjedhje. Mundësitë tona ishin te kufizuara, ne nuk ishim partia fituese. Kandidati për president u propozua nga partia fituese. Ajo cfare kemi bërë, është e mirë për shtetin e Kosovës, është me i evitu zgjedhjet. Nuk kemi qenë pro zhvillimit të marrëdhënieve të ngushta me VV, por i ndihmuam. Ne nuk i kemi pasur mundësitë të prezantojmë kandidatin tjetër”.

Mjekiqi-Sadiku u shpreh se Osmani si presidente e vendit duhet të ketë rol unifikues.

“Unë mendoj që Osmani duhet të ruaj rolin unifikues brenda partive. Takimet mes Osmanit dhe neve kanë qenë që Osmani të na sigurojë që do ruaj rol unifikues dhe ne të marrim pjesë në procesin e votimit, dhe të evitojmë zgjedhjet. Qëndrimi jonë ka qenë që të jemi kundër zgjedhjeve në këtë kohë. Zgjedhjet e përcaktuan fituesin.

Uji Dea

Pasojat gjatë mobilizimit të fushatave po i vuajmë sot. U rrit numri i të infektuarve. Mendimi jonë ishte që të dalim me një qëndrim në të mirë të gjithëmbarshme, po shpresoj edhe në të mirë të LDK-së. Nuk kemi nevojë për zgjedhje”, tha ajo në Klan Kosova.

Nënkryetarja e LDK-së foli edhe rreth mosprezencës në sallë të Hotit, Veliut dhe Selmanajt teksa votohej presidentja.

Sipas saj, deputetët mund të votojnë sipas bindjes së vet.

“Deputeti herë pas here mund të votoj sipas bindjes së vet. Këta tre deputetë që nuk morën pjesë në votim, arsyetimi i tyre ka qenë që po i përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.