Uji Dea

Nënkryetari që nuk e udhëhoqi asnjë seancë

/ 1 minutë lexim

Për tri vjet të mandatit të legjislaturës aktuale, deputeti i Vetëvendosjes dhe nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka udhëhequr asnjë seancë plenare.

Kolegët e tij me postin e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja si dhe në dy raste Petar Miletiq nga PLS-ja, janë parë duke udhëhequr seanca plenare, por jo edhe Konjufca. Ai ka sqaruar për gazetën “Tribuna” se përse nuk ka drejtuar asnjë nga seancat e shumta.

UBT

“Në Kuvendin e Kosovës është aplikuar një praktikë që seancat të udhëhiqen sipas hierarkisë politike në bazë të peshës politike të subjekteve që përfaqësohen e që do të thotë se duke e llogaritur edhe kryetarin Krasniqi, unë jam figura e katërt me radhë që vjen në rend për ta udhëhequr seancën”, ka thënë Konjufca (Tribuna).