FITORJA

Nënkryetari i PDK-së: Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje për çdo vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj thotë për RTV Dukagjinin se në kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar mundësi e kyçjes së PDK-së në qeveri.

“Ne kemi qëndruar stoikisht pa ndryshuar pozicionin tonë. Tani për tani nuk ka diskutime formale për kyçjen e PDK-së në qeveri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Totaj thotë se mund të ketë mendime të ndryshme në PDK por sipas tij vendimet për koalicione i marrin organet.

“Deri më tani unë si nënkryetar i PDK-së nuk kam informacioni se është biseduar për futjen e PDK-së në qeveri”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se kjo parti nuk ka dhënë nënshkrime as kur është filluar mocioni ndaj qeverisë LVV-LDK.

FIDANISHTJA

“Pasi erdhi mocioni në Parlament ne e kemi votuar. Edhe tash LVV le të reflektojë se e ka seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Le ta sjellin mocionin në Kuvend, ne do të shikojmë si do të veprojmë. Do ta shohim edhe interesin e PDK-së dhe ndoshta do të vendosim si parti opozitare”.

Totaj thotë se PDK nuk është kundër zgjedhjeve por nuk e sheh momentin e përshtatshëm për të shkuar në zgjedhje.

“Duhet të ketë një arsyeshmëri të shkohet në zgjedhje. Nuk e kemi luksin të shkojmë çdo vit në zgjedhje. Kjo nuk i bënë mirë vendit edhe në aspektin politik edhe atë financiar”.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, Totaj ka thënë se për momentin nuk është e moralshme të flitet për këtë pozitë pasi sipas tij Presidenti është në detyrë dhe ndaj tij është një proces në Speciale.

“Megjithatë duhet të gjithë ta dinë se presidenti kalon nga dera e PDK-së”, tha ndër të tjera Shaqir Totaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.