FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së: S’po dojmë me ia prishë muajin e mjaltit Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për opozitarizmin e kësaj partie, raporton Gazeta Express.

Gazetari Parim Olluri në emisionin Pressing në T7 e cilësoi opozitarizmin e LDK-së si ‘shumë konstruktive’, ndërsa Muhaxheri thotë se Qeveria Kurti 2 sapo ka nisur punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa LDK-ja nuk po dëshiron që të ua prish këtë muaj.

“Qeveria sapo ka nis punën dhe është në muajin e mjaltit, ndërsa ne nuk po dojmë pak me jau prish këtë muaj të mjaltit, po presim që thotë populli me ja lshu lakin pak ma gat tani lidhet vet në lak të vetin”, tha Muhaxheri në Pressing.

Uji Dea

Po ashtu Muhaxheri tha se nuk do të bëjnë opozitarizëm sikur VV-ja që kishte bërë, pra ai thotë se LDK-ja do të mundohet të jetë ajo parti që ka qenë, pra sipas tij, parti e njerëzve intelektual që e duan Kosovën.

“E dyta është se ne jemi duke e diskutuar formën e opozitarizmin, neve nuk na shkon me qenë të njëjtë me VV-në në opozitarizëm. Unë se kisha pa veten me mollotov me ja gju shpin Albin Kurtit, ose me bo dicka tjetër”

Ne jemi duke munduar me qenë ajo parti që ka qenë LDK-ja, parti e njerëzve intelektual që e dojnë këtë vend”, tha Muhaxheri. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.