United Hospital

Nënkryetari i LDK-së: S’e kemi ndërmend të dorëzohemi, jeta vazhdon – zgjedhjet vijnë shpejt!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të dorëzohet, ndonëse ka humbur njërin prej bastioneve kryesore të saj, Podujevën. Kështu ka deklaruar për Indeksonlinen, nënkryetari i këtij subjekti, Haki Rugova.

Sipas tij, LDK-ja do të mblidhet të analizojë më detajisht procesin e humbjes.

Megjithatë, Rugova është shprehur optimist se do të ketë rezultate më pozitive në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Sigurisht zgjedhje janë ato, s’kam çka. Ne do të ulemi të diskutojmë cilat janë arsyet e dështimit aty. S’kemi thënë që s’kemi llogaritë, por kjo është një problem, kjo është politikë, kështu shkojnë senet… nuk kam çka me thënë tjetër.

United Hospital

Do të ulemi si kryesi, do ta diskutojmë cilat janë arsyet, mirëpo s’e kemi ndërmend të dorëzohemi. Jeta vazhdon, politika vazhdon, demokracia vazhdon, zgjedhjet vijnë shpejt. Gjithmonë jam optimist”, është shprehur ai.

Ndryshe, javën e kaluar, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë besimin e 51.64 për qind të qytetarëve.

Ndërsa, dega e LDK-së në Podujevë, që udhëhiqet nga Agim Veliu, ka marrë 35.97 %. Në garë për kryetar ishte Nexhmi Rudari. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.