UBT

Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli ngushëllon familjen e Shukri Sylejmanit

/ 1 minutë lexim

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Presidentit historik të SC Gjilanit, Shukri Sylejmani.

Ismajli në letrën emocionuese ka theksuar:

Uji Dea

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të Presidentit historik të S.C Gjilanit, Shukri Sylejmani. Shuka, ishte një strateg i udhëheqjes së skuadrës. Ai investoi shumë mund e djersë për ta avancuar ekipin e S.C Gjilanit, në majet më të larta të futbollit vendor. Vepra dhe heroizmi i tij në kohët më të vështira të popullit shqiptarë, ka qenë vlera më e lartë sublime e Shukri Sylejmanit, duke e mbajtur gjallë jetën kulturore e sportive në vend. Përjetësisht falënderues e mirënjohës ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të Shukri Sylejmanit.
Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve.
U prehsh në paqe President!