Hidromorava

Nënkryetari i AAK’së: Kosova të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklaratës së Miroslav Lajçak se Kosova duhet ta ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të formohet Asociacioni pasi ajo nuk është ‘Bibël’.

Nitaj ka thënë se Kosova duhet të kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi pas kësaj deklarate.

“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e një gjyqtarit nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka thënë Nitaj.

FIDANISHTJA

Pas kësaj deklarate të Lajçakut ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke e quajtur të papranueshme ndërrimin e Kushtetutës për Asociacionin e komunave me shumcië serbe.

Së fundit kryediplomatja Haradinaj-Stubllka e ka akuzuar Lajçakun se po dëshiron ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve me deklaratën për ndryshim të kushtetutës së Kosovës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.