RCCOLA

Nënkryetari Arbër Ismajli viziton SC Gjilanin gjatë fazës përgatitore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari Ismajli shkruan në facebook në faqen e tij zyrtare për vizitën e tij:

Të dashur qytetarë,

Kënaqësi dhe emocion i veçantë t’i takojë djelmoshat e FC Gjilanit, ekipit të Superligës së Kosovës. U ndjeva jashtëzakonisht mirë, dhe, shijova momente krenarie pranë tyre.

Këta djem janë rikthyer në fushën e gjelbërt për të vazhduar aktivitetin sportiv. Pavarësisht fazës pandemike, këta djemë e kanë ruajtur energjinë, dhe, janë munduar të gjejnë forma alternative për të mbajtur formën fizike.

Futbolli gjilanas, i përbërë nga dy ekipet në Superligën e Kosovës, është vlerë dhe rezultat për vetë Komunën e Gjilanit. Rezultatet që i marrim prej këtyre djelmoshave, entuziazmi i madh, përkushtimi e mobilizimi, në arenën garuese, për qytetarët e Gjilanit, është vlerë pasurore e shpirtit të tyre.

Ky klub u themelua në vitin 1945 si Crvena Zvezda e Gjilanit, dhe, nga viti 1995 merr epitetin si FC Gjilani. Si pjesë përbërëse e këtij klubi, janë tifozët e zjarrtë Skifterat, të cilët i bëjnë më madhështore këto ndeshje.

Mobi Casa

Ky klub është nën udhëheqjen e dy njerëzve të suksesshëm, Presidentit të klubit, Florim Zuka, dhe, Drejtorit ekzekutiv, Sevdail Robelli, të cilët me politikat e tyre zhvillimore, po tregojnë sukses dhe përparim ndaj këtij klubi.

Organizimi, bashkëpunimi i mirë me njëri-tjetrin, si dhe, pozitiviteti i cili gjendet brenda kësaj skuadre, e bëjnë këtë ekip më të fortë dhe më luftarak brenda fushës së gjelbërt.

Skifterat, të cilët bartin epitetin e emrit të këtij ekipi, janë ata të cilët na bëjnë krenar për entuziazmin e tyre të madh, dhe, kulturën e tyre organizative për të krijuar vlerë artistike brenda tribunave të stadionit.

Historia e bujshme e këtij klubi, njeh shumë suksese dhe arritje të tij, duke u bërë synonim dhe frymëzim për të gjithë futbolldashësit. Ky klub do të vazhdojë të kontribuoj me përpjekjet e saja, për të na sjellur tituj brenda qytetit të Gjilanit.

Krenaria e qytetit tonë, janë ekipet tona të Gjilanit, të cilat bëjnë pjesë në Superligën e Kosovës, dhe, nga të cilat na vien euforizma dhe brohoritje për sukseset e të arriturat e tyre!/rajonipress/