UBT

Nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu fajësohen për humbjen e LDK’së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E përmbylli fushatën në komunën me të cilën udhëheq për shumë vite me radhë. Nga Gjilani shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh i bindur në fitoren e Vjosa Osmanit.

Por dy ditë më vonë rezultatet nxorën në shesh të kundërtën e asaj që u tha këtu.

Ishte pikërisht Gjilani njëra nga befasitë e këtyre zgjedhjeve.

Në këtë qytet që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, fitues doli një tjetër parti. Këtu me rreth 6 mijë vota dallim me vendin e dytë, e para doli Lëvizja Vetëvendosje, raporton T7.

E ndryshe nga Gjilani, një bastion tjetër i LDK-së, nuk u thye.

Në Podujevë, ku tash e shumë vite qeverisë Agim Veliu, fitues doli LDK-ja.

Por, edhe këtu dallimi me Vetëvendosjen ishte shumë i vogël. LDK, doli e para me mbi 1500 vota dallim me partinë që e drejton Albin Kurti.

E sipas ish anëtarit të LDK-së, Rexhep Osmani, krejt këto nuk janë të pa qëllimshme.

ARKATANA

Ai thotë se LDK është humbësja e këtyre zgjedhjeve, sepse nuk doli e para në disa qendra të mëdha të Kosovës.

Osmani është shprehur i sigurt se nëse Vjosa Osmani do ishte kryetare e LDK-së fitorja e kësaj partie do ishte e pa shamngshme.

E ajo që e ka kritikuar Hazirin menjëherë pas rezultatit është edhe ish anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla.

Por jo të gjithë mendojnë se humbja e LDK-së në Gjilan ishte e qëllimshme.

E shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së thotë se përkundër humbjes Gjilani mbetet bastion i LDK-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ata po presin edhe numërimin e votave me kusht e atyre me postë, por duket se një koalicion mes LDK-së e VV-së, nuk është i pamundur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.