Fundamenti

Nëndegët e Kllokotit dhe Mogillës shndërrohen në degë të PDK-së

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në Kllokot është mbajtur Kuvendi themelues – zgjedhor i degës së PDK-së , konform vendimit të organeve qendrore të PDK-së, ku dy nëndegët e PDK-së, ajo e Mogillës dhe ajo e Kllokotit, u shndërruan në degë të PDK-së.

Sipas, Blerim Arifit sekretar i degës për këtë nismë së pari ishte themeluar Këshilli nismëtar, i cili edhe kishte bërë të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e këtij Kuvendi.

Delegatet e Kuvendit së pari janë deklaruar me votë për themelimin e Degës së PDK-së në Kllokot dhe pastaj zgjodhën edhe organet e Degës. Kryesia e Degës përbehet nga njëmbëdhjete anëtarë. Kryetar i Degës u zgjodh Xhelal Rexhepi, nënkryetar Rilind Bislimi, kurse sekretar Blerim Arifi.

Uji Dea

Në këtë Kuvend mori pjesë edhe nënkryetari i PDK-së dhe Zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuqi bashkë me Basri Musmuratin, anëtar i Kryesisë dhe koordinator – sekretar për zgjedhjet në PDK.

Zoti Kuqi, pasi përshëndeti dhe uroi delegatët e këtij Kuvendi foli edhe për procesin e filluar zgjedhor në PDK, për qeverisjen, vizionin, programin dhe politikat e PDK-së në Kosovë, etj.

Për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij Kuvendi ndihmoi edhe Dega e PDK-së në Viti. Kryetari dhe zëvendësministri, Daut Xhemali me nënkryetarin dhe sekretarin e Degës, si dhe disa anëtarë të Kryesisë morën pjesë në këtë Kuvend. Ky është Kuvendi i parë i mbajtur në PDK pas shpalljes së zgjedhjeve në këtë Parti tha sekretari i degës së PDK-së në Kllokot, Blerim Arifi./rajonipress/