UBT

Nëndega e AAK-së në Përlepnicë, mbështet kandidaturën e Rexhep Kadriut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka pritur në zyrën e tij anëtarë të nëndegës së AAK-së në Përlepnicë, të cilët shprehën dëshirën për të vizituar kryetarin Kadriu dhe për t`i ofruar përkrahjen maksimale në kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Fidan Shaqiri, kryesues i nëndegës së Përlepnicës, uroi kryetarin Kadriu për punën që po e bënë dhe i premtoi atij, se së bashku do të punohet që të shihen rezultatet e kësaj pune dhe këtij angazhimi kaq të madh, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në nëntor.

Hidromorava

Ata bashkë diskutuan edhe mbi prioritetet e fshatit Përlepnicë dhe bashkëpunimin që këto dyja palë mund të kenë në ofrimin e kushteve më të mira për banorët e Përlepnicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: