Fundamenti

Nëna Terezë evropianja më e madhe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për sllovakët evropianja më e madhe e të gjitha kohëve do të ishte Nëna Terezë, ndërsa pas saj do të vinin Nikolla Teslla dhe Leonardo da Vinçi, ka treguar një anketë e mediave sllovake me rastin e 9-vjetorit të anëtarësimit të Sllovakisë në Bashkimin Evropian.

Lexuexit e portalit Topky.sk, vota e tyre ua kanë dhënë personaliteteve të mëdha evropiane dhe botërore të shkencës dhe kulturës.

Mobi Casa

Në mesin e tyre janë, veç tjerëve, filozofi antik Aristoteli, shkencëtarët Çarlls Darvin dhe Albert Ajshtajn apo kompozitori Volfgang Amadeus Mocart.

Më së shumti vota të sllovakëve të zakonshëm ka marrë Nëna Terezë, menjeherë pas saj, Nikolla Teslla./qik/Indeksonline/