Fundamenti

Nëna që lutet të vdesë para mëngjesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tre kilometra larg kompleksit memorial të Jasharëve në Prekaz, fshat ky që u bë simbol i rezistencës dhe lirisë, në një nga lagjet e tij, atë të Nezajve, banorët nuk po e jetojnë shtetësinë.

Në këtë lagje, një nënë lutet të mos e presë mëngjesin gjallë, duke menduar vazhdimisht se me çfarë do t’i ushqejë të nesërmen fëmijët e saj, me çka do t’i veshë e mbathë, me çka do t’i ngrohë… Lutjet e saj drejtohen te Zoti.

Me tërë qenien e saj ajo lutet në netët me shi, që forca hyjnore të ndalë shiun dhe të mos i lagë dy fëmijët e saj. Kjo nënë, uron që vera të zgjasë më shumë dhe fëmijët t’i fl enë të qetë natën pa iu pikuar pikat e shiut mbi trup.

Mobi Casa

Familja Veliu jeton që nga paslufta në shtëpinë e improvizuar, me kulm llamarine, i cili është i padobishëm kur moti merr me shi dhe borë, me dysheme nga dërrasa të kalbura, me gjësende të huazuara… Institucionet për ta nuk bënë asgjë, madje edhe ndihmat humanitare për rindërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje pas luftës u vodhën.

Çifti Hetem dhe Lumnije Veliu, nuk gëzuan ndihmën e shtetit, as në rastin kur Lumnija u diagnostikua me kancer të gjirit dhe trajtimi i saj do t’i kushtojë mijëra euro…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.