GRANDEMALL

Nëna 12-vjeçare, nuk bera gabim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një vajzë, e cila u bë nëna më e re në Britaninë e Madhe pasi lindi fëmijë në moshën 12-vjeçare, thekson se nuk pendohet aspak që u bë prind në një moshë mjaft të vogël.

Amy Crowhurst mendon se të bësh fëmijë në moshë të vogël bën të jesh e lirë më pas sepse tashmë që është 22 vjeç ajo mund të dalë e qetë me shoqërinë ndërkohë që e ëma e saj kujdeset për fëmijët.

Amy deklaroi për revistën britanike ‘Closer’: “Lindja e fëmijës kur isha vetëm 12 vjeç ishte gjëja më e zgjuar që kam bërë. Kur shoh shoqet e mia që bëjnë fëmijë kur janë në shkollë të lartë them se kam bërë mirë që unë “i hoqa qafe” që e vogël. Mund të dal lirshëm me shoqërinë e të rri deri natën vonë.”

GRANDEMALL

Amy ngeli shtatzënë kur ishte 12 vjeç pas marrëdhënies me një djalë 15-vjeçar të cilin e njihte shumë pak dhe në atë kohë deklaronte se ajo që bëri ishte “budallallëk”.

Me babain e djalit Amy nuk kishte më kontakte deri në vitin 2005, kur u rilidhën sërish e si rrjedhim në moshën 16-vjeçare Amy lindi një vajzë, por lidhja me babain e dy fëmijëve të saj përfundoi sërish.

Megjithëse nuk duket jeta më e mirë për një vajzë, Amy nuk do e kishte problem që fëmija e saj të bëhej nënë në moshë të mitur.
“Unë nuk do i them vajzës sime të bëhet nënë në moshën 12-vjeçare, por nëse ndodh unë do të isha shumë e lumtur të isha gjyshe. Do isha gjyshe 27-vjeçare’, thekson Amy./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.