United Hospital

Nën ndikimin e alkoolit shkakton dëme të mëdha, arrestohet nga policia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me datë 15.10.2016, rreth orës 19:50 policia e Kosovës është njoftuar përmes operatives në lidhje me një rast në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Dardanisë, ku një person shqiptar shtetas i Kosovës (1982) nën ndikimin e alkoolit kishte shfaqur shenja të agresivitetit.

Bazuar në informatat e para preliminare i dyshuari fillimisht në shtëpinë e tij, pasi kishte konsumuar një sasi të alkoolit dhe duke mos kontrolluar veprimet e tija godet një pasqyre, me ç’rast lëndon dorën.

Pas kësaj i dyshuari është drejtuar për në ambulanten e qytetit për mes një veture Taxi në lagjen e Dardanisë, ku gjatë rrugës kishte filluar fjalosja me vozitësin e veturës, andaj me të arritur të ambulanca, pasi del nga vetura godet retrovizorin (Pasqyrën ) e veturës Taxi, me ç’rast e dëmton në tërësi.

KKVITI

Më pastaj kishte vazhduar me sjellje të pa kontrolluara për çka aty në parkingun e ambulantes dëmton edhe një tjetër veturë, duke i shkaktuar po ashtu dëme materiale, i njëjti pasi kishte hyrë në korridorin e ambulantes ka vazhduar me shkaktimin e dëmeve materiale.

Rastit i janë përgjigjur njësitet reaguese të stacionit policor të Gjilanit dhe me të arritur kane takuar të dyshuarin e rastit dhe kanë vënë situatën nën kotrollë.

Ndërkohë personi i dyshuar është arrestuar dhe sjellur në stacionin policor të Gjilanit. Në lidhje me rastin është thirr Prokurori i Shtetit, ku me vendimin e të njëjtit i dyshuari ndalet në Qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti i kompletuar i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.