Uji Dea

Nën mbrojtje të përkohshme 199 objekte

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, e cila është në varësi të MKRS-së, si edhe vitin e kaluar, sipas përgjegjësive dhe angazhimeve të rregullta ditore në fushën e trashëgimisë kulturore, ka përcjellur gjendjen nëpër lokalitete të ndryshme të Anamoravës si dhe veçanërisht objektet që ishin dhe një vit më parë nën mbrojtje të përkohshme. Të njëjtat objekte, edhe këtë vit, sipas një vendimi të MKRS të datës, 9 tetor 2015, merren nën mbrojtje të përkohshme që, nënkupton një përkujdesje dhe mundësi intervenimi në ruajtjen dhe rehabilitimin e tyre nga ana e institucioneve përkatëse qendrore e lokale.

Për dallim nga viti i kaluar ku ishin gjithsejtë 183 objekte të trashëgimisë arkeologjike, arkitektonike, si dhe objekte të luajtshme e peizazhe natyrore, këtë vit, Listës i shtohen edhe 16 objekte të reja që vëhen nën mbrojtje të përkohshme, sipas propozimit inicial të vetë Qendrës, e cila fushëveprimtarinë e saj e ka në nëntë komuna të Anamoravës, Gjilanit, Ranillukut, Kamenicës, Artanës, Parteshit, Kllokotit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit ka thënë Sabit Rrustemi zyrtarë për promovim në QRTK në Gjilan.

Mobi Casa

Kjo Qendër, si njëra nga më të dalluarat në nivel të Republikës së Kosovës, ka marrë dhe angazhime shtesë për ta ndihmuar rajonin e Ferizajit ku gravitojnë dhe komuna e Shtimes dhe ajo e Shterpcës, në evidentimin, incizimin dhe përshkrimin e objekteve të kësaj natyre, ku, po sipas të njëjtin vendim, vëhen në mbrojtje të përkohshme për këtë vit, 70 objekte të natyrës arkeologjike, arkitektonike, objekte të luajtshme si dhe peizazhe natyrore ka thënë Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.