RCCOLA

Nën llupën e hetimeve tre drejtor komunal dhe menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjilan, sipas burimeve shumë të sigurta brenda saj, ndaj të dyshuarve, Valon Shefkiu, Naser Korça e Salih Kqikut dhe zyrtarë tjerë të këtyre drejtorive, janë në zhvillim e sipër hetimet në drejtim të veprave penale shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimeve, me pretendim se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare në dobi të vetën ose në dobi të personit të tretë, brenda autorizimeve ligjore duke tejkaluar këto autorizime ligjore në departamentet ku punojnë e veprojnë, me dyshim se me veprimet konkrete të tyre kanë dëmtuar buxhetin ( paranë) publike.

Hetimet ndaj të njëjtëve veç e veç, janë në përfundim e sipër, për çka pritet shumë shpejt edhe vendosja në ngritjen eventuale të akuzave, përkitazi me këto vepra të hetuara.

Gjithashtu i njëjti burim, ka treguar, se janë në shqyrtim e sipër edhe materialet e dorëzuara në Prokurorinë Themelore në Gjilan, kundër zyrtarëve të lartë nga Menaxhmenti i Spitalit Regjional në Gjilan, për keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe shpërdorimit të parasë publike, materiale këto të dorëzuara nga zyrtarë pranë këtij spitali.

RCCOLA

Në pyetjet e drejtuara kryeprokurorit të kësaj prokurorie, zotit Jetish Maloku, përmes telefonit, ai tha se gjendet në Maqedoni për momentin, por vetëm theksoi se ka zyrtarë të lartë komunal që janë nën llupën e hetimeve nga departamenti për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, pa dhënë emra të të dyshuarve, për çfarë vepre penale hetohen dhe kur do ketë aktakuza të ngritura në lidhje me këto hetime.

Krejt në fund, Maloku tha se së shpejti do të jeni të njoftuar me epilogun e këtyre hetimeve./rajonipress/