Nën llupë mjekët e inkriminuar
Të gjithë mjekët që janë të dënuar apo nën hetime, e që vazhdojnë të punojnë në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës, do të hetohen nga menaxhmenti i SHSKUK-së. Dosjet e këtyre mjekëve së shpejti pritet të jenë në tavolinën e menaxhmentit, për hetim dhe rishqyrtim të pozicioneve të tyre, shkruan Zëri.
“Nuk ka logjikë që njerëz të dënuar të udhëheqin me reparte, klinika apo edhe të punojnë në pritje të shkuarjes në vuajtje të burgimit”, thotë burimi i afërt me zyrën e drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocajt.
Sipas të njëjtit burim, tashmë një shkresë ka shkuar në Zyrën Ligjore të Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës./Zëri/


