RCCOLA

Nehat Mustafa: Licencimi forcon ligjërisht pozitën e mësuesit në shoqëri

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa gjatë një ceremonie të shpërndarjes së licencave për mësuesit nga Gjilani, Kamenica, Vitia e Artana tha se kontrata kolektive për këtë kategori do të nënshkruhet së shpejti, derisa tha se licencimi forcon ligjërisht pozitën e mësuesit në shoqëri.

Nehat Mustafa zëvendësministër i arsimit ka takuar të enjten disa mësimdhënës të Komunave Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë ku disa prej tyre edhe u ka shpërndarë certifikatat e licencimit.

Mustafa tha se kjo ngjarje është e veçantë për këta mësues dhe ka një domethënie të madhe sepse ata po e forcojnë pozitën e tyre edhe ligjërisht.”Licencat që po i merrni sot janë treguesi i pozitës së mësuesit në shoqëri i cili tash e tutje edhe po mbrohet me anë të ligjeve” tha Mustafa.

Fundamenti

Ndërsa Ejup Uruqi i cili ka folur në emër të drejtorit të arsimit Bujar Nevzatit( zyrtarisht ndodhet në Turqi) tha se procesi i licencimit shënon një etapë të re dhe historike të zhvillimit , arsimimit , edukimit, dhe ngritjes metodologjike. “Drejtoria e arsimit në Gjilan me kohë e ka pranuar realizimin e këtij projekti dhe bashkë me sektorin rajonal të arsimit ka përgatitur planin e veprimit” tha Uruqi.

Sipas Uruqit numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në Komunën e Gjilanit që janë licencuar dhe të proceduar në data bazë është 1345 shqiptarë derisa ata serb nuk i janë përgjigjur fare këtij procesi tha Uruqi.

Nehat Mustafa së bashku me Gani Shabanin nga Sindikata e Arsimit kanë shpërndarë certifikatat e licencimit për disa mësues të Anamoravës. /rajonipress/