ARKATANA

Nehat Islami bashkëbisedon me studentët e medias në UBT

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Nehat Islami drejtor në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka bashkëbiseduar të mërkurën me studentët e medias dhe komunikimit në UBT rreth rolit dhe funksionimit të KMSH me theks të veçantë zbatimi i udhëzuesit dhe kodit të etikës në Kosovë.

Studentët e medias dhe komunikimit në UBT të mërkurën kanë pasur rastin të bashkëbisedojnë dhe njihen me udhëzuesin e Kodit të Këshillit të Mediave të Shkruara dhe zbatimit të këtij udhëzuesi në praktikë nga ana e medieve kosovare.

Nehat Islami gazetar me një përvojë të gjatë në raportimet e Lindjes së Mesme dhe tani i angazhuar edhe në Këshillin e Mediave të Shkruara ka rrëfyer për përvojën e tij personale si gazetarë dhe ka folur edhe rreth angazhimeve të tija në KMSHK dhe etikës

Islami tha se Kodi i etikës është libër i shenjtë për mediet sepse nëse respektohet ky kod dhe ky udhëzues atëherë gazetarët nuk do të kenë probleme në praktikë, as sa i përket raportimeve të tyre gazetareske, dhe as sa i përket problemeve gjyqësore.

Hidromorava

Islami tha se KMSHK po luan një rol të madh në vetëdijesimin e medieve për të respektuar etikën dhe për të avancuar gazetarinë profesionale.

“Etika na largon nga problemet juridike, ngatërresat sepse etika na mundëson ta zbulojmë të vërtetën. Mësojeni etikën sepse do ta keni shpirtin rehat gjithmonë në jetën tuaj profesionale” ishte porosia e Islamit.

Edhe, Edmond Hajrizi rektor i UBT-së tha se ndihet i relaksuar kur sheh se në Kosovë megjithatë ka mekanizma që mbrojnë punën e medieve, sikurse ka mekanizma që edhe “sanksionojnë” mediet kur ato gabojnë në punën e tyre profesionale. “UBT çdo ditë po tregohet më e avancuar sepse para studentëve po ofron gazetarë me përvojë dhe kuadro që tërë jetën e tyre ia kanë kushtuar këtij profesioni. UBT po rritet çdo ditë dhe po pranohemi nga ndërkombëtarët në të gjitha sferat. Vlera, cilësia dhe përkushtimi i stafit dhe i vet studentëve janë arma kryesore e UBT-së dhe e suksesit të saj” tha Hajrizi.

Ligjëruesi i lëndës “Etika e medias dhe ligji”, Musa Sabedini tha se udhëzuesi i kodit të etikës është baza e gazetarisë ashtu sikurse është etika dhe zbatimi i saj në praktikë. “Nëse etika zbatohet me korrektësi dhe përgjegjësi profesionale nga të gjitha mediet, gabimet në këtë profesion mund të jenë minimale”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.