Hidromorava

Negovani fshat shqiptarë ku nuk lejohet të flitet shqip

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Unë, këtë këngë nga zemra që e kam marrë –
Negovanit ia kam kushtua , këtij fshati shqiptarë !
Do t’ia këndoj me shije si bukën me krip –
N’ këtë fshat nuk lejohet që të flitet shqip !

Ndër shumë fshatra shqiptare të Ballkanit –
Është e tmerrshme historia e Negovanit !
Në vitin Njëmijë e nëntëqind e njëzet e tetë –
Këtij fshati të famshëm iu kthye emri i vërtetë !

Fshatit Negovan , që kishte forcë si guro –
Tani iu kthye emri krenar në Flamburo !
Në ditët e sotme , ku shkon puna mbarë –
Aty banojnë ende ortodoksë shqiptarë !

Në Flamburo ende ka edhe pak vllehë –
Që kanë shtëpi t’ veta dhe mbështetje nën strehë !
Aty jeta e tyre e lumtur lulëzon ,
Sepse askush n’ jetë këta nuk i pengon !

Por, sipas të dhënave të njerëzve të vërtetë ,
Në fshatin Negovan , nga viti 1912 –
Deri në vitin 1928 , prej brezi në brez ,
Në Negovan banonin rreth 1100 njerëz !

N’ gjenerata t’ vjetra dhe ndër breza t’ rinj –
Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e tij !
N’ shumë shkrime t’ mëparshme shpeshherë është përmendur –
Që n’ këtë fshat ka pasur shumë burra të mençur !

Që n’ këtë fshat u hapën shumë shkolla shqiptare –
Shqip u mbajtën meshat në gjuhën amtare !
Dhe që në fillim të shekullit të XX-të –
Zhvillohej jetë e këndshme që kishte lezet !

Ky fshat është i njohur ndër trojet shqiptare –
Këtu lindën figura të shquara atdhetare !
Ndër më t’ njohurit Papa Kristo Negovani
Dhe Theodhos Haradhambi Negovani !…

Të cilët në vitin 1905 –
U vranë barbarisht nga grekët e pa besë !
Sepse u mësonin fëmijëve t’ fshatit gjuhën shqipe –
Që për ta kjo ishte shije buke e kripe !

Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve ,
Më 1910 , u përpoq gjithë anëve –
Që në kishë të fshatit , pos buke e kripe,
T’ mbante lutjet , meshën , veç në gjuhën shqipe !

Papa Vasil Gjika – viktimë e t’ pa besës –
E therën me thika nëpër trup gjatë meshës !
Më datë 16 Janar t’ vitit 1910 –
Në spital të Manastirit , ai ka ndërruar jetë !

Për vrasjen , në Negovan , të priftit atdhetarë –
Dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë për shqiptarë !
Nga greqishtja , n’ shqipe për t’u aprovuar –
Edhe historiani Brailsford ka shkruar !

Arben Llalla , shkroi në librin e historisë :
“Demografia në viset Veriore të Greqisë “ –
Shumë dokumente vërtetojnë aktin historik ,
Se Negovani ka qenë fshat shqiptar etnik !

Dhe në fund të vitit 1909 ,
Pleqësia e fshatit lajmëroi në çdo anë –
Me letër n’ gjuhë shqipe , shkruar prej tre faqesh :
“Është hapur shkolla shqipe “Dituria”, ku do të kënaqesh !…

Me mësues të parë Petro Nini Luarasi –
Që armiku përherë synonte ta plasi !
N’ letër thuhet : “Shkolla është në Negovan ,
Libra e fletore , rreth 40 nxënës nuk kanë “!…

Uji Dea

Djem dhe vajza shkonin para dhe pas dreke –
Që kishin braktisur shkollën n’ gjuhën greke !
Atje n’ gjuhën shqipe çdo gjë e mësonin –
Jetën n’ lumturi çdo ditë e kalonin !

Letra është firmosur nga pleqësia e shkollës –
Kryeplaku Sotir Kristo , arkëtari Sotir Xoxe ,
Nga pleqnari Naso Tire , që armikun na e plasi
Dhe mësuesi i parë i shkollës Petro Nini Luarasi !…

Vulën e pleqësisë së mësonjëtores n’ fund të letrës ia kanë dhanë
Me vit t’ themelimit t’ saj, më 1909 !
Origjinali i kësaj letre gjendet n’ muze t’ Elbasanit ,
Deri n’ vitin 1911 , kjo shkollë u drejtua nga Ptero Nini Luarasi !

Gjithashtu , nga Negovani , fshat etnik i shqiptarisë –
Është dhe ish – ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë ,
Koçi Xoxe ( 1911 – 1949 ) , në Shqipëri ishte
Njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste !

Gjatë kohës së mbisundimit t’ diktaturës komuniste –
Është shkruar se Koçi Xoxe , ishte folës i gjuhës sllavishte !
Por, në fshatin Negovan , vërteta e madhe ishte –
Nuk ka pasur asnjë familje që ka folur n’ gjuhë sllavishte !

Një kushëri i Koçi Xoxës – Mihal Xoxe i vërtetë ,
Në fund të shekullit të XIX –të –
Në Konstancë të Rumanisë , kishte ngritur shtypshkronjën ,
Që ishte nga më të mëdhatë ndër shtypshkronja t’ asaj kohe !

Miha Xoxe ishte patroni , pronar i asaj fabrike –
Ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike !
Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve –
Të Naimit , Abdylit , Samiut , për të rriturit dhe fëmijëve !…

Të shkrimtarëve , patriotëve të Rilindjes sonë Kombëtare –
Të cilët ndezën n’ ato vite ndjenjat patriotike shqiptare !
Në fillim t’ shekullit t’ XX-të, Negovani fshat i madh –
Numëronte mbi 500 shtëpi të banuara me shqiptarë !

Në një shkrim që është botuar në revistën gjermane “Der Spegel” ,
Është botuar një lajm i rrallë që ka bazën në themel –
Më datën 10 Nëntor , të vitit 2003 ,
Renate Flottau , në Flamburo kishte pa ngjarje të re !

Anës rrugës kishte takuar duke shitë mollë një t’ moshuar ,
Renate Flottaut , plaku i kishte treguar :
“Në fshatin Negovan , shqiptarët vendas –
Asnjë n’ shtëpi t’ tyre , shqip s’ guxon të flas !…

Grekët na kanë asimiluar n’ tokën tonë atërore –
Nuk ka shkolla shqipe , as institucione kulturore !
Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë kemi lindë ,
Që do të sjellim më poshtë , keni me u bindë !…

Nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave –
Nga të dhënat që jep autori Brankof, këto janë vetëm llafe !
N’ fshatin Negovan ka 96 bullgarë t’ krishterë ,
110 grekë , 300 vlleh dhe 1080 shqiptarë t’ krishterë !…

Fshati kishte dy shkolla fetare , tre mësues dhe 200 nxënës .
Sipas Millojeviç , ai jep të dhëna për 110 shtëpi t’ kësaj anës ,
Ku banojnë shqiptarët autonom ortodoks
Dhe 3 shtëpi vlleh që janë ortodoks .

Në regjistrimin e vitit 1932 , rreth buke e kripe –
Fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe !
Pak prej tyre flisnin gjuhën sllave dhe rumanishten që kanë ardhë
Dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptarë !

Riki Van Boeschoten dhe Hellen Vander Minne , mbarë –
Deklarojnë se banorët e Negovanit janë të gjithë shqiptarë !
Sot, fshati i përket komunës së Perasmatos
Dhe ka rreth 420 banorë shqiptarë me etnos !

Gjilan, më 28 .11. 2019.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.