GRANDEMALL

Negociatorët “non grata”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për më shumë se tre muaj presidenti Hashim Thaçi po e udhëheq fazën finale të dialogut me Serbinë pa u mandatar nga Kuvendi. Ndërkohë as ekipi negociator i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk po e gjen përkrahjen e deputetëve për të marrë në duar dialogun me fqinjin verior. Partitë opozitare vazhdojnë t’i konsiderojnë “non grata” këta negociatorë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ani pse faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe më shumë se tre muaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces pa miratimin e Kuvendit të Kosovës. Pos tij, përkrahje nga deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk po arrin të marrë as ekipi negociator i caktuar nga ana e Qeverisë, në krye të së cilës është vendosur zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

GRANDEMALL

Përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se veprimi i Qeverisë për formimin e ekipit negociator ka qenë i gabuar, pasi ata fillimisht duhet që presidenti Thaçi të ndalet së udhëhequri këtë proces, të miratohet një platformë e tek pastaj mund të flitet për ekipin negociator. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të partive në pushtet mbeten optimistë se do të arrihet një konsensus i gjerë mes spektrit politik në Kosovë sa u përket negociatave me Serbinë. Në të kundërtën sipas tyre, mosarritja e një dakordimi të gjerë politik i sjell dëme të konsiderueshme shtetit të Kosovës.

Porse njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se edhe takimi i radhës, që pritet të mbahet në Bruksel, do të zhvillohet pa një dakordim të partive politike në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.