FIDANISHTJA

Negociatat LDK – LVV në ngërç, LDK-ja tenton ta rritë pazarin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht se ishin zotuar se do ta nënshkruajnë koalicionin qeverisës menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ndasitë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila po kërkon pozitën e presidentit, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk po pranon kushtëzime të tilla, dita-ditës po thellohen. Teksa negociatat mes dy partive mbeten të bllokuara, partitë nuk kanë caktuar ende datë për vazhdimin e tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Të premten u bën dy muaj prejse u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, teksa dy partitë më të votuara në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, assesi të merren vesh. Derisa LDK-ja po vazhdon të insistojë në marrjen e ulëses së presidentit dhe në ndarjen e ministrive proporcionalisht me LVV-në, LVV-ja është shprehur kundër kushtëzimeve të tilla nga ana e LDK-së. Mosmarrëveshje të tilla mes dy partive kanë bërë që bisedimet për krijimin e koalicionit, që do të qeveriste për 4 vjetët e ardhshëm, të bllokohen, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Lidhur me këtë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se ditëve në vijim pritet të vazhdojnë negociatat me LDK-në, teksa sipas tyre ende nuk ka datë të caktuar se kur do të ndodhë kjo, për shkak se kreu i LVV-së, Albin Kurti, ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ndërsa përfaqësues të LDK-së, në anën tjetër, kërkesat e tyre për ndarje të barabartë të përgjegjësive me Vetëvendosjen i kanë quajtur legjitime. Kurse njohës të çështjeve politike i shohin si të padrejta kushtëzimet e LDK-së, teksa vlerësojnë se kjo po tenton ta rrisë pazarin me Vetëvendosjen. Mirëpo pavarësisht ngërçit të krijuar, ata besojnë se ekzistojnë zgjidhjet për mosmarrëveshjet e krijuara nëse ka vullnet nga të dyja palët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.