Eko Higjiena

Negociatat 11-javore s’i lëkundin taborët për presidentin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të enjten, kur pritet të mbahet seanca konstituive, do të bëhen 11 javë prejse LVV – LDK-ja kanë nisur negociatat për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Por dy palët e përfshira në bisedimet për formimin e qeverisë së re akoma nuk kanë arritur ta gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket finalizimit të marrëveshjes, shkruan gazeta “Zëri”.

partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, LVV-ja dhe LDK-ja, janë barrikaduar me qëndrime të kundërta rreth postit të presidentit. Ndonëse po ofrohet seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, këto dy subjekte, të cilat janë duke negociuar për bërjen e qeverisë së ardhshme prej më shumë se dy muajsh, ende nuk janë marrë vesh rreth marrëveshjes përfundimtare.

ARKATANA

LDK-ja nuk po rresht së kërkuari pozitën e presidentit, kurse Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mos zmbrapset nga qëndrimi i saj, se kjo pozitë nuk duhet të bëhet pjesë e negociatave të tanishme mes palëve. Ani pse kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te mbledhja konstituive, liderët e LVV-LDK-së nuk janë takuar qysh nga e premtja e javës së kaluar për të biseduar rreth tejkalimi të mospajtimeve, shkruan tutje “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, asnjëra prej këtyre dy subjekteve nuk ka njoftuar se kur do të ndodhë tentimi i radhës për ta shembur digën ekzistuese rreth pozitës së shefit të shtetit, ndonëse janë shprehur optimistë se takimi i ardhshëm të ndodhë para 26 dhjetorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.