Negativisht ndikojnë në shëndet: 10 artikuj ushqimorë të cilët assesi nuk bën t’i hani në lukth të thatë

Kur jemi të uritur, hamë ushqimin e parë që na gjendet pranë, duke mos menduar fare për pasojat eventuale
Këta artikuj nuk rekomandohen të hahen kur keni lukthin të zbrazët, sepse mund të rrezikojnë shëndetin tuaj.
- Pjekurina nga brumi kërcëllues dhe peta
Artikujt të cilët përmbajnë tharmë irritojnë mukozën e lukthit dhe mund të shkaktojnë fryrje, transmeton Telegrafi.
- Ëmbëlsirat
Sheqeri shton nivelin e insulinës, gjë që dukshëm shton presionin në pankreas, i cili sapo “është zgjuar”. Shprehia e konsumimit të ëmbëlsirave në lukth të thatë mund të shkaktojë zhvillimin e diabetit.
- Jogurt dhe produkte të tjera të fermentuara
Kur hamë jogurt në lukth të thatë, thartira klorhidrike, e cila krijohet në lukth, vret bakteret e thartirës qumështore. Pra, me konsumimin e jogurtit dhe të produkteve të tjera të fermentuara për kafjall trupit tonë nuk i bëjmë mirë.
- Dardhët
Fibrat natyralë në dardha mund të dëmtojnë membranën e ndjeshme të lukthit të thatë.
- Domatja
Domatja përmban sasi të mëdha të thartirës tanine, e cila shton thartirën e lukthit. Kjo mund të shkaktojë të thatin në lukth.
- Trangujt e freskët dhe perimet e tjera të gjelbra
Perimet e freskëta janë të pasura me aminothartira. Mirëpo, ato mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje abdominale, posaçërisht kur konsumohen në lukth të thatë.
- Bananet
Nëse hani banane në lukth të thatë, sasia e magnezit në gjak do të shtohet dukshëm, gjë që jetë i dëmshëm për zemrën.
- Mëlmesat djegëse
Ushqimi me mëlmesa mund të dëmtojë mukozën e lukthit dhe të shtojë thartirën në lukth. Kjo megjithatë mund të kontribuojë në zhvillimin e çrregullimeve të zakonshme të sistemit tretës.
- Pijet e ftohta të gazuara
Nëse pini në mëngjes pije të ftohta të gazuara mund të dëmtoni mukozën dhe të zvogëloni qarkullimin e gjakut në lukth. Pasojë e kësaj është që ushqimi tretet më ngadalë.
- Citruset (portokall, limon, mandarina)
Këta artikuj janë përplot me thartira pemësh dhe nëse i hani në lukth tëmthat mund të shkaktojnë djegësirë dhe të shtojnë rrezikun nga gastriti dhe i thati në lukth. /Telegrafi/