RCCOLA

Nefail Maliqi në krye të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjenevë – Në krye të asociacionit të GSHZE është zgjedhur me shumicë votash publicisti ynë i njohur Nefail Maliqi, gazetar me një përvojë të gjatë profesionale në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare, kurse Alfred Papuciu (shkrimtar dhe gazetar i disa mediave në Shqipëri) nënkryetar, Kështjella Pepshi (aktore dhe gazetare ish-Miss Kosova) sekretare e përgjithshme e asociacionit. Kurse Astrit Leka u zgjodh kryetar nderi.

Në zyrat e redaksisë së agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ në Pallatin e OKB-së ditë më parë ishte tubuar këshilli iniciues për themelimin e Shoqatës së gazetarëve shqiptarë në Evropë.

Me rastin e 100-vjetorit të tubuar sot në Gjenevë gazetarë profesionistë nga mbarë Zvicra dhe disa vende të BE-së (Belgjika, Gjermania, Austria, Franca etj..) pas dy ore pune debate dhe konsultimesh ku prezantuan edhe përfaqësues të media zvicerane dhe botërore këshilli iniciues ka prezantuar statusin dhe programin e Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AGSHZE).

Uji Dea

Në krye të asociacionit të GSHZE është zgjedhur me shumicë votash publicisti ynë i njohur Nefail Maliqi, gazetar me një përvojë të gjatë profesionale në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare, kurse Alfred Papuciu (shkrimtar dhe gazetar i disa mediave në Shqipëri) nënkryetar, Kështjella Pepshi (aktore dhe gazetare ish-Miss Kosova) sekretare e përgjithshme e asociacionit. Kurse Astrit Leka u zgjodh kryetar nderi.

Kjo shoqatë ka përfshirë përfshirë gazetar dhe personalitete të njohura nga Shqipëria, Kosova. Maqedonia e Lugina e Preshevës e cila është një përparësi për shoqatën se do të ndihmohen dhe trajtohet situatat e mediave tona veç në diasporë edhe në gjitha viset shqiptare në Ballkan.

Në këtë tubim kryetari i posazgjedhur Nefail Maliqi duke folur për funksionimin dhe strategjinë e asociacionit në fjalë, para të pranishmëve theksoi se „qëllimi i shoqatës sonë nuk do të jetë vetëm të lëshojë deklarata, por të kontribuojë gazetarisë shqiptare në perëndim dhe vendlindje. Privilegj i shoqatës sonë është se kreu i AGSHZE ka bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të fortë nga shoqata tjera zvicerane dhe ato ndërkombëtare sidomos me IFJ dhe „Reporters Sans Frontieres“ angazhimin, kontributet shoqata fillimisht do të përqendrojë me ndihmesa dhe përmirësimin e gjendjes së gazetarëve, pastaj organizimit të kurseve dhe vizita redaksive dhe institucioneve tjera mediatike botërore, përfshirë këtu edhe në Shqipëri, Kosovë e gjetiu. Do theksuar se sot në Zvicër llogaritet të ketë së paku 60 gazetar, kurse në tërë Evropën mbi 300 gazetarë, që shkruajnë në mediumet tona në vendlindje.