Fundamenti

Nedim Bajrami, lider i Empolit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është një fillim sezoni i mbarë për Nedim Bajramin, lojtar i aftë të shpaloste menjëherë vlerat e tij në Kombëtaren kuqezi, ku pati një impakt të menjëhershëm në sfidat e shtatorit për Shqipërinë, duke i dhuruar fantazi e impulse të reja në sulm skuadrës së Edi Rejas.

Rritja e mesfushorit është konstante edhe në klubin ku luan, tek Empoli, me mediet italiane që e përvijojnë si liderin e ri të skuadrës.

Empoli ka bërë një nisje me luhatje të sezonit, ku është shfaqur si një skuadër e aftë për të mposhtur Juventusin në “Allianz Stadium”, për t’u mposhtur më pas në shtëpi nga Venezia, por Bajrami që në 3 ndeshjet e para ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, duke konfirmuar se është pika kyçe e lojës sulmuese të skuadrës, konture që i ka shfaqur edhe te prezencat e para te Shqipëria.

Uji Dea

Më në fund, Bajrami po shfaq vlerat e tij në Serinë A, pas disa sezoneve të mira në Serinë B, duke u konfirmuar si një futbollist i aftë për të luajtur në të gjitha rolet e mesfushës, edhe pse pozicioni i tij natyral është ai që po mbulon aktualisht: trekuartisti pas dy sulmuesve.

Në dy sezonet e para tek Empoli ka koleksionuar në total, në të gjitha kompeticionet, 12 gola dhe 14 asiste, ndërsa në elitën e futbollit Italian këtë vit ka shërbyer një asist për shokun e skuadrës, Bandinelli, në ndeshjen me Lazion, duke shënuar edhe golin ndaj Venezias.

Pavarësisht mbërritjes tek Empoli të lojtarëve të rëndësishëm si Pinamonti apo Cutrone, shqiptari mbetet lideri i të kaltërve, ai që mund të shpikë në çdo moment aksionin vendimtar për skuadrën toskane./SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.