United Hospital

Nebihi ftohet nga Bunjaku: Dua të shënoj gola për vendin tim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bajram Nebihi është i emri më i ri që është afruar në Përfaqësuesen e Kosovës.Sulmuesi 26-vjeçar, i cili aktivizohet në Bundesliga 2 tek Union Berlin, do të jetë zëvendësues i Ilir Azemit pasi edhe karakteristikat me të janë të njëjta, transmeton Telegrafi.

Nebihi, i gjatë 1.92 centimetra, ka një teknikë mjaft të mirë ndërsa goditjet e tij me kokë janë pothuajse vdekjeprurëse për portierët kundërshtarë.

Në një prononcim për Telegrafit sulmuesi nga Mitrovica ka treguar ekskluzivisht se do të jetë pjesë e Kosovës.

“Muaj më parë jam takuar me trajnerin Albert Bunjaku, së bashku me dy bashkëlojtarët e mi te Union Berlini, Valmir Sylejmani dhe Eroll Zejnullahu. Kemi biseduar dhe ai na ka treguar projektin e Kosovës dhe natyrisht që kam pranuar të vij”, deklaroi Nebihi në fillim të prononcimit të tij për Telegrafin.

KKVITI

“Të luash për vendin tënd është ëndërr e të gjithë lojtarëve shqiptarë nëpër botë dhe kjo ëndërr mu realizua edhe mua. Unë e kam shokë të ngushtë Ilir Azemin dhe shpresoj që të shënoj gola për Kosovën deri në rikthimin e tij. Do të shënoj edhe për Ilirin edhe për gjithë shqiptarët”, tha ish-anëtari i Augsburgut.

Sulmuesi kosovar ishte në super formë në fillim të edicionit, ku shënonte rregullisht në ndeshjet para-sezonale. Viktimë e tij ishte edhe skuadra spanjolle Sevilla që pranoi një gol nga Nebihi, takim të cilin skuadra e gjermani e kishte fituar me rezultat 2-1. Kujtojmë se në këtë ndeshje shqiptar fitoi edhe penalltinë për skuadrën e tij.

“Kam qenë në formë të mirë në fillim të edicionit por më pas pësova një lëndim. Tani jam rikthyer dhe po luaj. Nuk është duke më ecur keq, por gjithmonë ka vend për më mirë”, shton më tej Nebihi për Telegrafin.

26-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Ingolstadin, Jan Regensburgun, Burghausenin dhe Bursasporin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.