Nebih Huruglica tërhiqet nga iniciativa për të mos mbjellur përçarje në fshat

Gjilan – Nebih Huruglica ishte njëri nga iniciatorët e vendosjes së bustit të Skënderbeut në Miresh, por presioni i madh dhe kërcënimet e ndryshme e kanë detyruar atë që të tërhiqet nga kjo iniciativë, me të vetmin qëllim që ta ruaj unitetin e fshatit dhe mos të shkaktojë përçarje në fshat.
Nebih Huruglica edhe pse e filloj një iniciativë për ta vendosur bustin e Skënderbeut në shtëpinë e kulturës në Miresh, nga presionet dhe shantazhet e ndryshme thotë se është i detyruar që ta ndërpresë iniciativën, me të vetmin qëllim që t`i ikë përçarjes së fshatit.
“Do të tërhiqem nga iniciativa, vetëm e vetëm me një arsye që të mos mbjell përçarje tek bashkëvendësit shqiptar dhe po e potencoj edhe njëherë se unë askënd se kam kërcënuar dhe se ndaj askujt nuk kam përdor fjalë kërcënuese, por ja që dikush me arsye të caktuara i zmadhon gjërat dhe bënë historina të paqena” u shpreh Huruglica.
“Unë do mbetem besnik në bindjet e mija që së pari vije Kombi e pastaj feja dhe se do të vazhdojë të shërbejë për komunitetin tim dhe për fshatin Miresh i cili është i njohur si fshati më i pastër në Kosovë” tha Huruglica./rajonipress/