Fundamenti

Në Zvicër vritet kosovari 29 vjeçar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në një garazh në Chavanes-pres-Renens të kantonit Vaud, në afërsi të Lozanës është gjetur kufoma e një 39 vjeçari të vrarë. Fjala është për një shtetas zviceran me prejardhje kosovare, njofton policia.

Në trupin e të vdekurit janë gjetur disa projektile. Policia është njoftuar për rastin të hënën në orën 15.40, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kantonit Vaud, e cila e kishte gjetur trupin e të vdekurit të shtrirë në garazh. Në oborr ndodhej vetura e tij, motori i të cilës vazhdonte të ishte i ndezur, raporton albinfo.

Eco Higjiena

Policia është dujke ndjekur disa pista të krimit, ka thënë një zëdhënës i saj për mediet zvicerane. Viktima nuk ka qenë e njohur për policinë deri më tash. Kufoma e tij do t`i nënshtrohet obduksionit.

30 policë me dy qen gjurmues kanë vëzhguar të martën terrenin ku është gjetur i vrari por nuk kanë gjetur asnjë indikacion. Policia shpreson se do të ketë të dhëna rreth vrasjes pas shpalljes së kërkimit të dëshmitarëve të rastit.