Uji Dea

Në Zvicër jetojnë 99799 kosovarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale për Statistikë janë dhënë shifrat përfundimtare dhe të plota të të huajve që jetojnë në Zvicër. Në të vërtetë shifrat i referohen fundit të vitit 2014 por si e tillë, kjo statistikë është më e reja dhe më kompletja.

Sipas saj, në Zvicër jetojnë afër 2 milionë njerëz me pasaporta të huaja, ose 24.3% e popullatës së gjithëmbarshme. Të dhënat në këtë raport theksojnë se rreth dy të tretat e të gjithë të huajve janë nga shtetet e BE-së dhe Evropa Perëndimore. Numri më i madh i tyre vijnë nga Italia, e në radhë pas italianëve janë gjermanët, portugezët dhe francezët.

Uji Dea

Ndërkaq ne mesin e të huajve nga “vendet e treta”, vendin e parë e zënë shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur shumë afër shifrës së 100 mijë, gjegjësisht në fund të vitit 2014 ata ishin saktësisht 99799. Pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë (78092) dhe ata të Maqedonisë (636516). Sigurisht, në shifrat e shtetasve të Serbisë “fshihet” një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe nga Lugina e Preshevës. Ndërsa në numrin e shtetasve të Maqedonisë pjesa dërmuese janë shqiptarë etnikë. Kështu, marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat. Kur kësaj i shtohet edhe numri i madh i shqiptarëve që kanë marrë pasaportat zvicerane, vetëm mund të supozohet se sa shqiptarë etnikë jetojnë në gjithë Zvicrën.

Sipas një statistike tjetër, asaj të azilit, në fund të qershorit ë këtij viti në Zvicër prinin azilkërkuesit nga Eritrea. Pas tyre vijnë ata nga Somalia, Sri Lanka, Siria Afganistani, Nigeria, Gambia, Etiopia, Kina dhe, në vendin e dhjetë, azilkërkuesit nga Kosova./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.