ARKATANA

Në Zvicër fillon procesi për vrasjen e dy shqiptarëve, babë e bir

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Djali 25 vjeçar me shtetësi zvicerane që ka marrë pjesë në vrasje ka pranuar veprën ndërsa babai i tij 51 vjeçar e kundërshton pjesëmarrjen e tij.

Dy vjet më parë, një baba dhe i biri i tij, shqiptarë nga Kosova kishin vdekur në Oensingen të kantonit Solothurn si viktimë e një krimi të rëndë të kryer po ashtu nga një babë dhe i biri i tij, po ashtu shqiptarë nga Kosova, 51 gjegjësisht 26 vjeçarë. Vrasja ishte bërë para dyerve të shtëpisë së viktimave. Me atë rast kishte pësuar plagë edhe një person 43 vjeçar, mysafir i viktimave.

Kjo vrasje e dyfishtë kishte shkaktuar tronditje jo vetëm në mesin e shqiptarëve.

Kanë kaluar dy vjet dhe vetëm tash prokuroria e Solothurnit ka ngritur aktakuzën për vrasje të rëndë kundër dy personave në fjalë.

Fundamenti

Djali 25 vjeçar me shtetësi zvicerane që ka marrë pjesë në vrasje ka pranuar veprën ndërsa babai i tij 51 vjeçar e kundërshton pjesëmarrjen e tij.

Prokuroria beson se vrasja e dyfishtë kishte ardhur si rezultat i një konflikti në mes të dy familjeve, i cili nga konflikti verbal kishte eskaluar në dhunë shkruan solothurnerzeitung.ch. Ajo fajëson dy të akuzuarit për vrasje të paskrupullt nga distanca e vogël të kryer me pushkë automatike dhe me një pistoletë.

25 vjeçari duhet të përgjigjet edhe për tentim vrasjen e mysafirit 43 vjeçar të familjes së viktimës. Babai i të riut, pas mbajtjes në paraburgim jeto i lirë që nga gushti i vitit 2012.(albinfo.ch)