Në Zhegoc të Gjilanit kapet armatim, në Viti arrestime për vuajtje të dënimit

Gjilan – Në fshatin Zhegoc i Epërm të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar arma e gjuetisë me 18 fishekë të kalibrit 12 mm me leje të skaduar njoftoj policia e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq policia në Viti ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës. Në fshatin Smirë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej 13 ditëve.
Në të njëjtin fshat gjithashtu në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej dhjetë ditëve./rajonipress/