Mobi Casa

Në Zhegër të Gjilanit humb jetën një vajzë 8 vjeçare

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Një vajzë e moshës 8 vjeçare është aksidentuar për vdekje tek kompleksi i Fabrikës së Radiatorëve në Zhegër tha për rajonipress Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë.

Një vajzë e moshës 8 vjeçare është aksidentuar për vdekje të premtën pasdite. “Ngjarja tragjike ka ndodhur tek kompleksi i Fabrikës së radiatorëve në hyrje të fshatit Zhegër” tha për rajonipress Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan.

ARKATANA

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur derisa nëna me tre fëmijët po shkëpuste rrugën, ndërsa një veturë me shpejtësi të madhe kalon atyre pari dhe godet për vdekje vajzën 8 vjeçare.

Mahmuti tha se vozitësi-i dyshuari është ndalur për 48 orë./rajonipress/