Fundamenti

Në Zhegër konfiskohen barna, në Viti aparate të lojërave të fatit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit raportohet se është ndalur një veturë civile e tipit “Mercedes” me ngasës të dyshuarin mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e barnave raporton rajonipress.

Sipas policisë kufitare lidhur me rastin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e barnave. Me urdhër të prokurorit vetura së bashku me barnat janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

UBT

Kurse në rastin e dytë raportohet se është ndalur në Viti një kombi me ngasës të dyshuarin mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një aparat për lojëra të fatit pa dokumentacion përkatës./rajonipress/