Mobi Casa

Në Zhegër konfiskohen armë automatike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit policia ka bastisur një shtëpi me leje të Gjykatës Themelore. Gjatë procesit të kontrollit ka arritur ta konfiskoj një armë automatike AK 47 prodhim i panjohur, e cila ishte në pronësi të dyshuarit M.N.

Patrulla e Zhegrës në asistencë po ashtu edhe të njësive mbështetëse, bazuar në Urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, në shtëpinë e të dyshuarit M.(A)N. kanë zhvilluar kontroll në kërkim të një arme automatike njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

ARKATANA

Gjatë procesit të kontrollit ka arritur ta konfiskoj një armë automatike AK 47 Prodhim i panjohur, e cila ishte në pronësi të të dyshuarit të lartshënuar. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestarë, i njëjti urdhëron që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./rajonipress/