Në zgjedhjet lokale të Bujanocit fitoi elektorati shqiptar

Ministrit i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, në një paraqitje të tij publike, ka tënë se shqiptarët rrezikonin të humbin Bujanocin, në zgjedhjet e 21 qershorit, por i shpëtoi zbutja e rivalitet mes shqiptarëve dhe procesi i bashkimit të tyre.

Shqiptarë e Komunës së Bujanocit, që nga viti 2002 e këndej, kanë kaluar nëpër disa palë zgjedhjesh lokale e asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar të humbasin pushtetin lokal, ngase kanë dyfishin e votave më shumë se serbët lokalë. Mirëpo, përçarja, inatet e shantazhet midis subjekteve shqiptare, ka bërë që ato të ndahen në pozitë e opozitë, duke ofruar “ndihmën” serbe për të marrë më shumë pushtet dhe për të dominuar karshi rivalëve të tjerë, po ashtu, mjerisht, shqiptarë.

Rezultati

Në zgjedhjet e fundit të 21 qershorit, të këtij viti,u vërtetua me rezultatin preliminar të zgjedhjeve elektoratin shqiptar është shumicë, mirëpo mungesa e unifikimit të subjekteve politike shqiptare të ndarë në pesë lisat, për pak sa nuk solli që primatin e formimit të qeverisjes ta marr partia e presidentit Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc. Pavarësisht kësaj nuk do të thotë se shqiptarët do ta humbnin pushtetin kur ata siguruan 26 ulëse në parlamentin lokal nga 41 sish sa ka Kuvendi Komunal i Bujanocit, në përbërjen e tij të re. Por, mosuniteti i subjekteve politike siç ka ndodh më herët mund t’i bashkoj disa subjekte shqiptare me subjekte serbe, kinse në emër të multietnicitetit për të lënë jashtë qeverisjes lokale disa parti të tjera shqiptaro-serbe.

Elektorati shqiptar si gjithherë është treguar i organizuar në kryerjen e obligimit qytetarë, duke i votuar listat e të zgjedhurve të tyre, të cilët nuk duhet të vazhdojnë me avazin e vjetër, por të bëhen ashtu siç e kërkonte nisma e Shoqërisë Civile, para fillimit të fushatës zgjedhore, për të mos na u përsëritur përvoja e hidhur e ndarjeve të shqiptarëve në pozitë e opozitë.

Shumica

Rezultati preliminar i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit tregon se elektorati shqiptar vazhdon të jetë shumicë në Komunën e Bujanocit me këto shifra: 26 këshilltarë nga 41 sa ka në përbërjen e vet të re kuvendi komunal, me 13.125 vota, kurse partitë serbe 6.626 vota me 13 këshilltarë komunal dhe partitë rome 1207 vota me 2 këshilltarë komunalë, kjo i bie që serbët dhe romët kanë 15 këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Nga ky rezultat del konstatimi se shqiptarët e Bujanocit nuk e humbin pushtetin, por liderët partiakë, të cilët nuk mund të merren vesh mes veti, por kërkojnë ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës, për t’u bërë bashkë, duke pasur në Luginë të Preshevës Shoqëri Civile dhe njerëz, që munden të bëjnë unifikimin e tyre e jo për të harxhuar energji në kërkim të dorës së pajtimit e cila u ka munguar për mend!

Mentaliteti

Ditët në vijim do të tregojnë se bashkimi me imponim i shqiptarëve, nuk sjell rezultate afatgjate nëse ato nuk e bëjnë këtë veprim artificial, sa për sy e faqe, vetëm për të zbutur rivalët politikë mes veti dhe për të stopuar aferat për kinse korrupsion e nepotizëm, që mund të lindnin nëse ndahen subjektet politike shqiptare në dy taborre. Po qe se ndodh kjo e dyta, jo vetëm nëna Shqipëri, por edhe Baba rus, nuk do ta shpëtonin Luginën e Preshevës nga lufta për pushtet.

Disa nga partitë pushtetare shqiptare në Bujanoc e dinë fare mirë se “Një gram pushtet vlen sa një mijë tonelata dije”, prandaj lufta për kolltuqe e ofiqe, i bënë shpesh ata të ulin krye e të pajtohen ndoshta me rivalët më të egër, për t’i realizuar ambiciet e tyre. Presim që të ndryshohet një ditë mentaliteti i vjetër i liderëve lokalë se deri kur nuk mund të dihet?!/jetapress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).