UBT

Në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja në Kamenicë do të jetë partia më e votuar

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Dega kanë vlerësuar se pavarësisht rezultatit të fundit, LDK-ja në Kamenicë qëndron mirë, ka disponim të mirë dhe se në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë partia më e votuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega Kamenicë mbajti mbledhje e zgjeruar me Kryesi të Degës së LDK-së, Kryetarë të Nëndegëve, delegatë të LDK-së në Kuvendin Komunal, Kryesitë e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Kryesia dhe Grupi Parlamentar i LDK-së.
Në këtë takim me struktura u diskutua me aktivitetin e degës dhe mobilizimin për zgjedhje të parakohshme nacionale; zhvillimet në nivel qendror dhe lokal; dhe të ndryshme.

Nga ky takim u konkludua njëzëri se LDK-ja së shpejti do të del me një platformë të qartë për qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet në vend po ashtu edhe me një platformë për zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet e brendshme partiake.

Takimin e hapi kryetari i degës, z. Shaip Surdulli, i cili përshëndeti të pranishmit, i njoftoj për vendimin e kryesisë për takime me strukturat, kësaj radhe në Kamenicë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri i përcjelli përshëndetjet e kryetarit Mustafa, për të folur më tutje rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike (dialogun me Serbinë, kufijtë shtetëror, Formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve e çështje tjera të rëndësishme për vendin), të gjitha këto tema tashmë të njohura për opinionin.

Ai shtroi nevojën e shtetit për qeverisjen e LDK-së dhe vendit t’i kthehen institucione legjitime të formuara me votë të popullit.

RCCOLA

Beqiri poashtu falënderoj strukturat e Kamenicës për gjithë kontributin e tyre dhe kërkoj angazhim dhe mobilizim të degës sepse Kosova shpejt shkon në zgjedhje dhe LDK-ja do të del e para.
“Komunat të cilat janë të udhëhequra nga LDK-ja, kanë politika të mira, janë shumë të suksesshme dhe prioritet i tyre është mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë z. Beqiri.

Lutfi Zharku, ka falënderuar strukturat e Kamenicës për kontributin e dhënë dhe ka thënë shkurtimisht që qëllimi i këtyre takimeve është përgatitja dhe mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta rrëzuar qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Deputetja znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, i falënderoj të gjithë për bashkëpunim dhe kërkoj më shumë propozime dhe pyetje për aktivitetet dhe angazhimet e deputetëve në seanca dhe komisione punuese.

Kryetarja e Forumit të Gruas, znj. Lirije Kajtazi ka përmendur faktin që në politikë kemi nevojë më shumë për gra në vendimmarrje dhe fusha tjera. Ajo gjithashtu ka thënë që pjesë e prioriteteve të LDK-së në programin e ardhshëm qeverisës do të jetë përfshirja e më shumë grave në vendimmarrje dhe në procese tjera të rëndësishme.

Deputeti, Imet Rrahmani, ka përshëndetur formën e komunikimit me elektoratin dhe struktura dhe këto takime të shpeshtohen dhe herave tjera të jetë një bashkëbisedim më i gjatë. Ai gjithashtu ka thënë se tashmë ekziston momentumi politik që të ngritet mocioni dhe ka argumente dhe gabime të cilat këtë qeverisje e rrëzojnë.

Të gjitha strukturat e degës së Kamenicës kanë shprehur përkrahjen e plotë ndaj qëndrimeve të LDK-së, kanë vlerësuar se LDK-ja karshi këtyre qëndrimeve ka rritje të dukshme, elektoratit të LDK-së i është kthyer besimi dhe shpejt LDK-ja do të jetë në qeverisje.

Dega kanë versuar se pavarësisht rezultatit të fundit, LDK-ja në Kamenicë qëndron mirë, ka disponim të mirë dhe në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë partia më e votuar./rajonipress/