UBT

Në ‘zemër’ të autostradës vendosen trarët e urës më të madhe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot në mesditë Bechtel&Enka ka realizuar me sukses instalimin e transportuesit dhe hedhjen instalimin e trarit të parë të urës më të madhe në projektin e Autostradës së Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova”. Ekipi i Bechtel & Enka Departamenti i Strukturave ka nisur sot një prej aktiviteteve më të rëndësishme në urën 750 metër të gjatë e cila kalon mbi zonën industriale dhe konsiderohet zemra e autostrades.

“Për përfundimin e plotë të kësaj ure do të nevojitet instalimi i 114 trareve të gjatësisë 38 metra dhe me peshën prej 160 ton. Kjo urë ndodhet ne seksionin 8 të autostrades. Momentalisht po punohet me intensitet të plotë në seksionet e mbetura të projektit, 7-8 dhe 9. Deri në këto momente janë ndërtuar në total nga departamenti i strukturave 14 Ura 20 Mbikalime, 16 Nënkalime ndërsa deri në përfundim të projektit janë për t’u përfunduar edhe 11 Mbikalime dhe 6 Nënkalime”, thuhet në njoftimin e “Bechtel&Enka”.

Mobi Casa

Projekti i Autostradës së Kosovës nisi punimet në Prill 2010 dhe deri tani ka realizuar me sukses hapjen para afateve të 61 kilometrave të Autostradës së Kosovës.
Mbi 700 kompani lokale janë angazhuar në projekt për ndërtimin me sukses të kësaj vepre madhore infrastrukturore të parë të llojit të saj në Kosovë.

Projekti i Autostradës së Kosovës, Bechtel& Enka këtë vit kanë fituar çmimin Global “Projekti më i Mirë”, duke konkurruar në kategorinë e rrugëve të konkursit Botëror Projektet më të Mira, të organizuar për herë të parë nga Engineering Neës Record (Regjistrimi i Lajmeve te Inxhinierise Civile). Çmimet jepen për të nderuar projektet më të mira globale në fushën e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë botën. (ORAinfo)