ARKATANA

Në Vuthaj u vendosën shenja udhëzuese në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me sponsorimin e bashkëvendësve, vëllezërve Ulaj, në fshatin Vuthaj në Plavë të Gucisë u bë vendosja e disa dhjetëra shenjave udhëzuese të Drejtimeve dhe të Ruajtjes së Ambientit.

“Është rëndësishme se udhëzuesit që u vendosen sot janë në gjuhën shqipe, siç vërehet edhe nga fotot, sepse në përdorimin emërtimeve në gjuhën shqipe autoritet lokale dhe qendrore të Malit të Zi vazhdojnë me politikat e tyre diskriminuese ndaj shqiptarëve autokton”, thuhet në një letër të ardhur në adresë të Telegrafit.

Sipas letrës, kjo iniciativë e vëllezërve Ulaj u përkrah në mënyrë institucionale edhe nga Kuvendi Komunal i Komunës se Gucisë.

Fundamenti

“Kjo nismë e vëllezërve Ulaj vërtetë ishte e domosdoshme në ngritjen e ndërgjegjes të banorëve por edhe të vetëdijesimit të shumë vizitorëve të cilët për fat të keq po kontribuojnë shumë në ndotjen e ambientit”, shtohet më tej.

Sipas letrës, është mirë që organet komunale të Gucisë gjatë sezonit të verës të bëjnë pak sa ma shumë në këtë aspekt sepse ndotja po bën të veten edhe në dekurajimin e turizmit në këtë trevë.

Po ashtu me iniciativën e vëllezërve Ulaj gjatë ditëve në vijim dhe në bashkëpunim me institucionet Komunale dhe të shkollave të Plavë Gucisë do të pastrohet fshati Vuthaj nga ndotjet e hedhurinave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.