KKVITI

Në vitin 2080 në Serbi më shumë shqiptarë se sa serbë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë -“Deri në vitin 2080 do të ketë më shumë shqiptarë se sa serb (“PRETNJA: Do 2080. Albanaca će biti više nego Srba!”) është ky titulli i sotëm në gazetën Kurir dhe disa media serbe tjera të cilat lëshojnë alarmin se shqiptarët edhe pak vite do të arrijnë deri në Nish ?!.

Për shkak të problemeve me murtaja të bardha në Serbi, si dhe shkalla e lartë e lindjes në Kosovë është e qartë se shqiptarët në një të ardhme të afërt, do të tejkalojnë numrin e popullsisë serbe në Ballkan, shkruan sot gazeta Kurir, duke ju referuar njoftimeve dhe shifrave të demografëve dhe analistëve serbë në Beograd.

Sipas kësaj gazete Serbia fillon me rrezikimin nga “Bujanoca, Presheva… ku shumica janë shqiptare dhe vala e ardhshme duket do të lëvizin në drejtim të Vranjës pastaj duke “pushtuar” Leskovcin dhe vise tjera deri në Nish. Në hartën e “Shqipërisë së Madhe”, e cila mund të shihet në internet, kufijtë tërhequr në Nish…”

Fundamenti

Demografët parashikojnë se 2050 në Serbi do të jetë vetëm rreth 4.600.000 serbë dhe shqiptarë me 3.100.000, çka sipas analizave del se në vitin 2080 shqiptarët në Serbi do të jenë më shumë se sa serbët, ka shkruar gezeta në fjalë.

Problemi është se popullata e Serbisë, me përjashtim të Kosovës, më i vjetër në Evropë. Rëndues është që fshatrat të tëra mbeten bosh për shkak se njerëzit, sidomos nga jugu, lëvizi në Beograd, Novi Sad. Kjo situatë është e paqëndrueshme në afat të gjatë..” ka deklaruar Drejtori i Byrosë së Statistikave Dragan Vukmiroviç , duke fajësuar mortajat e bardhë në Serbi si pasojë se serbët “nuk pjellin”.

Analisti Dushan Janjiq thotë duke alarmuar autoritet serbe i shqetësuar ka pohuar se “në provincën jugore serbe tregoi se demografia bashku me politikën dhe ekonominë çoi në statusin e Kosovës. Nëse nuk zgjidhet së shpejti çështja e Kosovës, shqiptarëve për disa dekada do të bëhen popullatë shumicë në komunat në jug të Serbisë – paralajmëron Janjiq. Nga gjithë kjo që u shkrua e u ta më lartë po shifet qartë pse Serbia është e lëshuar në ofanzivë ditëve të fundit kundër Kosovës, dhe jo vetëm kaq, por edhe me projektet për kolonizimin e Bujanocit, kupto me ndërtimin e komplekseve banesore enkas për serbët e Kosovës dhe tjerëve të ikur nga lufta me dëshirë apo të implikuar në dhunë apo krime lufte kundër shqiptarëve njofton preshevajone./rajonipress/