Fundamenti

Në Viti “Vrojtuesit e lagjes” në funksion të parandalimit të krimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – “Projekte të tilla janë të mirëseardhura për ne, dhe ne e mirëpresim këtë projekt i cili është program i dizajnuar për të rritur sigurinë, dhe ndjenjën e qytetarëve duke i organizuar dhe përfshirë individ dhe familje për tu bashkuar në projektet për parandalimin e krimit. Qëllimi i vrojtuesve të lagjes, është që të ndihmojnë zvogëlimin e krimit dhe frikës nga krimi, apo dhe dukuri t’jera negative në lagjet tona” thuhet në njoftimin e EVSB-së etj.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB) në Viti, së bashku me Policinë e Kosovës dhe në Koordinim tê plotë me ICITAP-in, ka zhvilluar një takim të përbashkët rreth projektit “Vrojtuesit e lagjes”, që është i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm edhe për Komunën e Vitisë.

Të pranishmit u njoftuan rreth projektit për vrojtuesit e lagjeve, projekt që është implementuar afër 17, Komunat e Kosovës, andaj pse mos të bëhet edhe tek ne në Komunën e Vitisë ka thënë Imri Emërllahu.

UBT

“Projekte të tilla janë të mirëseardhura për ne, dhe ne e mirëpresim këtë projekt i cili është program i dizajnuar për të rritur sigurinë, dhe ndjenjën e qytetarëve duke i organizuar dhe përfshirë individ dhe familje për tu bashkuar në projektet për parandalimin e krimit. Qëllimi i vrojtuesve të lagjes, është që të ndihmojnë zvogëlimin e krimit dhe frikës nga krimi, apo dhe dukuri t’jera negative në lagjet tona” thuhet në njoftimin e EVSB-së etj.

Pasi që të pranishmit u njoftuan gjerë e gjatë rreth projektit të lart përmendur, ata u informuan nga Emërllahu, se së shpejti do të bëhet edhe prezantimi i projektit për vrojtuesit e lagjes, dhe vendosja e tabelave me mbi shkrimë nga: ICITAP-i, dhe MPB.
EVSB dhe PK, falënderojnë: ICITAP-in, dhe MPB-në, për përkrahjen e vazhdueshme rreth projekteve të tilla që kontribuojnë dhe ndikojnë tek siguria e qytetarëve./rajonipress/