FIDANISHTJA

Në Viti vjedhjet e rënda shënojnë rënie

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Agim Lipovica tha se gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar 685 tiketa për kundërvajtje kurse për gjashtë mujorin të këtij viti 1015 sosh. Lipovica theksoi se vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie dhe atë nga 64 vjedhje të tilla që kanë ndodhur vitin e shkuar për periudhën 6 mujore kurse në vitin 2014, vetëm 55 raste.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë është cilësuar si e qetë dhe stabile, raporton rajonipress.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor të Vitisë, Agim Lipovica ka paraqitur në mënyrë statistikore të dhënat për periudhën 6 mujore të këtij viti me vitin paraprak duke treguar se a ka rritje apo rënie të rasteve të ndryshme si aksidente, vjedhjet etj.

“Do ta bëjë një krahasim të këtij gjashtë mujori me atë të vitit paraprak pasi kjo është një parametër për matje. Nëse i marrim rastet e përgjithshme të cilat janë lajmëruar në Stacionin Policor në Viti për vitin 2013 i kemi pasur 362 raste kurse në vitin 2014 i kemi 386 raste të raportuara. Sa i përket aksidenteve në trafik 49 ndërkaq gjatë këtij viti 37 raste të tilla” u shpreh Lipovica.

Lipovica tha se gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar 685 tiketa për kundërvajtje kurse për gjashtë mujorin të këtij viti 1015 sosh.

Uji Dea

Lipovica theksoi se vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie dhe atë nga 64 vjedhje të tilla që kanë ndodhur vitin e shkuar për periudhën 6 mujore kurse në vitin 2014, vetëm 55 raste.

Ai tha se problem gjatë kësaj periudhe kanë paraqitur urdhëresat e shumta nga ana e gjykatës.”Stacioni policor në Viti ka pranuar 1200 urdhëresa gjatë këtij viti ndërkaq së bashku me ato të vitit të kaluar i kemi rreth 4600 urdhëresa të pranuara, por përkundër kësaj kemi bërë një punë të madhe dhe jemi shumë të stërngarkuar me këtë” tha Lipovica.

Zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe e kryesoj këtë mbledhje tha se nga ky takim kanë dalë këto konkluzione si: shtimi i sigurisë në këtë komunë, kapja e kryesve të veprave penale, shtimi i bashkëpunimit të anëtarëve të KKSB-së me Drejtoritë Komunale dhe me organet e rendit, bartja e mesazheve për rritjen e sigurisë, shtimi i aktiviteteve në kohën e ardhjes së mërgimtarëve, shikimi i mundësisë për rregullimin e hapësirave të parkingjeve.

Ndërsa Qahil Sinani Drejtor i DKA-së ka kërkuar një angazhim dhe përkushtim të nxënësve ngase mbikëqyrja nga kompania e sigurimit është duke u aplikuar për herë të parë në bazë të udhëzimit administrativ të MASHT-it.

Në bazë të këtij udhëzimi precizohet sanksionimi i atyre nxënësve që zihen duke kopjuar nga shënimet apo telefonat dhe më atë rast i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në test në afat prej 2 vjetësh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.