FITORJA

Në Viti, vjedhjet e rënda shënojnë rënie

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që është mbajtur të premtën është miratuar Plani i Punës së këtij këshilli për vitin 2014 si dhe është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë Komunë si dhe hapave konkrete, por rritjen edhe më tej të sigurisë.

Ndërkaq anëtarët e këtij këshilli paraqitën një varg kërkesash që sipas tyre do të ndihmonte në rritjen e sigurisë si shtimi i patrullimeve të policëve pranë shkollave dhe vendeve të frekuentuar, gjetja e formave për parandalimin e rreziqeve që paraqesin qenët endacak etj. Megjithatë sipas tyre gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile si dhe sipas komandantit të policisë ka rënie vjedhjeve të rënda, raporton rajonipress.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili njëherit ka kryesuar këtë këshill para se të bënte aprovimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2014 kërkoj nga anëtarët që të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre duke potencuar se më pas komisioni i cili edhe ka hartuar këtë plan do të shikoj mundësitë e përfshirjes në të.

Pas kërkesave që kanë bërë disa nga anëtarët e këtij këshilli plani i punës së KKSB-së për vitin 2014 është aprovuar me shumicë votash por kundër tij kanë qenë dy anëtarë. Ndërkaq duke folur për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile.

ARKATANA

Megjithatë ai ka bërë një krahasim të rasteve të raportuara për vitin 2013-2014 ku theksoi se numri i rasteve të paraqitura është pothuajse e njëjtë, por theksoi se ka rënie të rasteve që kanë të bëjnë me vjedhje të rënda. “Rastet e vjedhjeve të rënda kanë një rënie për vitin 2014 ku gjatë vitit 2013 për të njëjtën periudhë i kemi pasur 53 raste të tilla kurse gjatë këtij viti kemi 33 raste” u shpreh Lipovica.

Ndërkaq ai ka përmendur edhe aksidentet në trafik ku theksoi se për vitin 2013 është shënuar me 66 aksidente ndërsa ky vit 59.

Megjithatë ai ka thënë se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile . Ndërkaq edhe anëtarët e KKSB-së paraqitën shqetësimet dhe opinionet e tyre saj për këtë sigurisë në këtë komunë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.