Eko Higjiena

Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare kundër kancerit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht QKMF në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare kundër Kancerit.

Në kuadër te kësaj dite dr.Nazim Dauti – Radiolog, ka mbajtur një ligjëratë, ku para personelit shëndetësor, ka folur për të rejat ne fushën e shëndetësisë, sidomos për masat qe duhet te merren për kontrollimin dhe zbulimin sa me te hershem të kësaj sëmundje, si dhe mënyrën e trajtimit që i takon kujdesit paliativ.

UBT

Sa i përket statistikave, çdo vit numri i rasteve te reja me kancer sillet 10milion, që në bazë të këtyre të dhënave, në vitin 2020 mund të arrij deri 15 milion, përderisa në Kosovë, ky numër sillet diku 1.500 raste të reja për çdo vit./rajonipress/