Mobi Casa

Në Viti u mbajt takimi për promovimin e turizmit, përfshirë të shtegut të Nënë Terezës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, ku u prezantua projekti për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e resurseve turistike të kësaj komune.

Në takim u prezantuan aktivitetet kryesore të projektit “Gjurmëve të Nënës Terezë”, i cili ka për synim rregullimin dhe shenjëzimin e shtegut kulturor.

Projekti do të përfshijë vendosjen e shenjave rrugore orientuese për udhëtarët që vijnë nga drejtimi i Shkupit dhe Prishtinës, tabela interpretuese në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore, si dhe përgatitjen e broshurave dhe hartave informuese për vizitorët.

Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe do të realizohet përmes një modeli bashkëfinancimi me Komunën e Vitisë.

United Hospital

Haliti theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për zhvillimin e turizmit lokal, duke nënvizuar se shtegu “Gjurmëve të Nënës Terezë” do të shndërrohet në një atraksion kulturor e turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ai tha se komuna e Vitisë ka realizuar projekte të shumta në veçanti infrastrukturore që ndërlidhen me kyçjen në vende turistike duke potencuar se Vitia ka mundësi të mira në zhvillimin e turizmit.

Përndryshe në këtë takim morën pjesë edhe klerikë fetar si : Dom Lush Gjergji, Dom Fatmir Koliqi, por edhe kryetari i fshatit Stubëll, Marjan Ramaj dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.