Uji Dea

Në Viti u mbajt punëtoria mbi draftin e dokumentit të Buxhetimit të përgjegjshëm gjinor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Viti është mbajtur një punëtori me qëllim të hartimit të Draft Dokumentit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor për Komunën e Vitisë.

Në këtë punëtori e cila është organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), konkretisht të Sektorit të Demokratizimit brenda këtij institucioni që është i vendosur në Gjilan kanë marrë pjesë përfaqësues të Grupit Punues Komunal për Buxhetimin Gjinor dhe zyrtarë tjerë komunal ku në veçanti është diskutuar mbi draft dokumentin përfundimtar për buxhetimin gjinor i cili pritet të mbështet planifikimin e buxhetit komunal.

Në këtë punëtori zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, pos që ka mbajtur diskutime të shumta për planifikim e buxhetit komunal në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ka mbajtur takime të tilla edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë në veçanti që të gjithë të jenë pjesëmarrës në hartimin e buxhetit komunal pa dallime.

ARKATANA

Aliu po ashtu theksoi se kjo komunë i trajton barabartë të dy gjinitë ashtu siç edhe parashihet me ligjet në fuqi.

Përndryshe Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti bëri me dije se me aprovimin e këtij dokumenti do të eliminohen pabarazitë gjinore ne ndarjen e buxheteve komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.